Katar 2022, Musiala zbulon tre favoritët e këtij Botërori përveç Gjermanisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala ka folur së fundmi për Botërorin Katar 2022.

Sipas gjermanit skuadra e tyre është një nga ekipet që e meriton Kupën e Botës.

Unë mendoj se kemi një ekip vërtet të mirë me të cilin mund të arrijmë shumë larg. Cilësia është në dispozicion për të qenë një kandidat i mirë për trofeun. Ne shkojmë në turne me mentalitetin që të jemi në gjendje të fitojmë kupën. Duhet të besosh se fiton. Unë e bëj këtë.”– tha ai.

Ndërsa më tej Musiala zbuloi skuadrat e tjera që sipas tij janë favorite në këtë Botëror.

I pyetur se cilët janë favoritët e triumfit për të, 19-vjeçari përgjigjet: “Janë shumë: Brazili është në top formë, Argjentina, gjithmonë duhet të llogaritësh Francën”.


Top Channel

You may also like