Katar 2022: Janë shitur 1.2 milionë bileta të Kupës së Botës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas përfundimit të fazës së dytë të shitjes, janë shitur 1.2 milionë bileta për Kupën e Botës, Katar 2022, që do të zhvillohet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor të këtij viti.

Ka qenë sekretari i përgjithshëm i Komitetit Organizativ, Hassan Al-Thawadi, ai që ka bërë të ditur këtë shifër në forumin ekonomik të Katarit.

Organizuesit kanë theksuar se deri më tani janë regjistruar 40 milion kërkesa për biletë: 17 milionë gjatë fazës së parë dhe 23 gjatë fazës së dytë.

Në total janë 3 milionë bileta të disponueshme. 2 milionë do të mund të blihen, ndërsa 1 milionë i përkasin FIFA-s dhe partnerëve të saj. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like