Katar 2022 eksperienca e fundit, Tite: Largohem nga Brazili pas Botërorit

by admin
Spread the love

Në përfundim të Botërorit të Katarit, Tite do të largohet nga pankina e kombëtares braziliane. Ka qenë vetë tekniku që ka bërë të ditur lajmin në një intervistë të dhënë për “SporTv”:

“Nuk dua të gënjej, do të largohem pas Kupës së Botës. Futbolli përbëhet nga cikle dhe unë kam patur një mundësi unike, duke u gjendur në një vend, ku mund të qëndronin shumë profesionistë të tjerë të zotë”.

Tite drejton skuadrën braziliane që nga viti 2016 kur zuri vendin e Dungës. Tekniku ka drejtuar “Seleçao” në Botërorin e vitit 2018, ku Brazili u eliminua në çerekfinale nga Belgjika.

Ka fituar Kupën e Amerikës në vitin 2019 dhe ka dominuar kualifikueset e Kupës së Botës me Brazilin, që ishte skuadra e parë që u kualifikua për në Katar 2022. / Oversport.tv

You may also like