Katapultat GPS për klubet e Superligës, FFK-ja dhe kompania koreane nuk pranojnë të flasin për koston e blerjes së këtyre pajisjeve

by admin
Spread the love

Këtë muaj, më 5 nëntor, Federata e Futbollit e Kosovës ka përmbyllur shpërndarjen e katapultave GPS për klubet e Superligës së Kosovës, të cilat janë blerë nga kompania e licensuar prej FIFA-s, “Fitogether”.

“Fitogether” është një kompani koreane me seli në Seul, e cila bashkëpunon me shumë klube dhe federata për shpërndarjen e këtyre produkteve, shkruan FrontOnline.

Këto pajisje janë të teknologjisë më të lartë dhe u shërbejnë klubeve për ta pasqyruar paraqitjen fizike të futbollistëve dhe statistikat tjera.

Në lidhje me përdorimin e këtyre pajisjeve, janë mbajtur edhe trajnime me personat përgjegjës të klubeve.

Por, kostoja e këtyre produkteve ende nuk është bërë e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës, por as nga kompania e kontraktuar.

FrontOnline ka dërguar pyetje te kompania “Fitogether”, por e njeta nuk ka pranuar të përgjigjjet në lidhje me këtë çështje, duke shkruar se kontrata është “sekrete” mes palëve.

“Përshëndetje. Kemi të bëjmë me sigurinë e kontratës mes ‘Fitogether’ dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Faleminderit”, tha Taeryung Kim për FrontOnline në një përgjigjje me shkrim.

Nga ana tjetër, as nga Federata e Futbollit e Kosovës nuk kanë pranuar të përgjigjen në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, shtëpia më e madhe e futbollit në vend ka qenë shpeshherë “cak” i akuzave për mos-transparencën e saj në çështje të tilla.

You may also like