Kastrioti u beson të rinjve, krutanët zyrtarizojnë dy afrimet e radhës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Kastrioti zyrtarizon 2 afrimet e radhës në skuadër. Bëhet fjalë për të rinjtë premtues Brajan Selmani dhe Franc Marinaj që do të veshin fanellën e skuadrës krutane sezonin e ri.

“KS Kastrioti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Brajan Selmani në skuadër. Mbrojtësi i formuar te Akademia e Futbollit është një lojtar i ri dhe premtues. Ndonëse i ri në moshë, 18 vjeçari, ka provuar të luajë krahas Akademisë, edhe për ekipin e Teutës U19 dhe të Laçit U21.

Gjithashtu, me Kastriotin ka firmosur edhe sulmuesi Franc Marinaj. 21-vjeçari, është produkt i akademisë Dinamo, ndërsa ka qenë pjesë edhe e NK Jarun të Zagreb, si edhe me Partizanin në Shqipëri.

KS Kastrioti iu uron mirëseardhjen të dy lojtarëve, dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan. / Oversport.tv

You may also like