Kastrioti blindon mbrojtjen, Martin Prenkoçeviç është lojtari më i ri i krutanëve

by admin
Spread the love

Kastrioti vazhdon që të përforcojë organikën në prag të fillimit të sezonit të ri të Superiores, që do të transmetohet ekskluzivisht në kanalet Oversport në platformën Tibo për tre vitet e ardhshme.

Klubi krutan njofton se ka blerë mbrojtësin Martin Prenkoçeviç. Pas eksperiencave në kampionatin malazez, 23-vjeçari do të provojë një aventurë të re në Shqipëri.

“Martin Prenkoçeviç është lojtari më i ri i Kastriotit. Mbrojtësi shqiptar nga Mali i Zi ka firmosur me Kastriotin për dy sezonet e ardhshme. I formuar te grupmoshat e Podgoricës, 23-vjeçari ka luajtur edhe me Deçiçin e Tuzit, Kom Podgorica, OFK Petrovak dhe së fundmi me Rudarin. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen, dhe shumë paraqitje pozitive me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan. / Oversport.tv

You may also like