Kastriot Rexhepi me status të ri: Të hënën do të shpjegoj gjithçka

by admin
Spread the love




Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili gjatë ditës së djeshme nuk ishte prezent në seancën e mocionit të besimit të Qeverisë, të hënën do të mbajë konferencë për media për t’u sqaruar para opinionit.
“Të nderuar miq e familjarë pa marë parasysh bindjeve të juaja politike,
Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni.
Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka.
Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës.
Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi”, shkruan Kastriot Rexhepi.


You may also like