Kastrati: Reformën në arsim e pengoi mentaliteti i banorëve, por edhe ndërhyrjet politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Numri i vogël i nxënësve nëpër shkollat e zonave kryesisht rurale, është një fenomen që po i përcjell komunat e Kosovës.

Kjo ulje e numrit po ndodh për shkak të arsyeve të ndryshme, si rënia e natalitetit e edhe migrimi i kosovarëve – jashtë vendit por edhe më afër qyteteve.

Një reformë mbi këtë problematikë e kishte nisur Qëndron Kastrati në vitin 2019, atëkohë kryetar i Komunës së Kamenicës.

Ai mbylli shkollat me pak nxënës dhe ata nxënës i dërgoi në shkollat më të mëdha, mirëpo një gjë e tillë nuk zgjati shumë me ardhjen e pushtetit tjetër lokal.

Në një lidhje direkte për KIKS Kosovën, Kastrati tha se një vendim të tillë e mori sepse kishte shkolla që funksiononin me vetëm 4 nxënës e me trefishin e mësimdhënësve.

“Ka pas shkolla në atë kohë që kanë pas vetëm 4 nxënës dhe 14 mësimdhënës. Paramendo ambientin në çfarë gjendje ka qenë aty”, tha ai për KIKS-in.

Tutje, Kastrati shtoi se ndërhyrje në këtë reformë siç e quan ai, pati mentaliteti i banorëve të atyre fshatrave, duke mos përjashtuar as ndërhyrjen politike.

“Ne mendojmë ende që mësimdhënësi duhet me ia dediku 45 minuta një nxënësi, por jo. Studimet tregojnë që nxënësit mësojnë më shumë nga njëri-tjetri”, tha Kastrati.

Kastrati foli edhe për Ministrinë e Arsimit, derisa për ministren Arbërie Nagavci tha se “ajo nuk di as alfabetin e juridikut”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like