Kasami siguron 200 mijë euro në rregullimin e ujësjellësit të Tetovës

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka mirëpritur në takim kryetarin e komunës Konja të Turqisë, i cili siguroi ndihmë prej 200 mijë eurove për rregullimin e ujësjellësit të Tetovës.

Ja postimi i Kasamit:

“Ditë me lajme të mira!

Isha i nderuar që sot të mirëpres në takim kryetarin e komunës së Konjës, Uğur Ibrahim Altay, ku biseduam rreth projekteve të ndryshme për Tetovën dhe për transformimin e qytetit tonë në një qytet modern.

Nga Komuna e Konjës na erdhi sot një lajm i mirë që personalisht kryetari Altay na njoftoi se do të ndajë një shumë parash deri më 200.000 euro për rregullimin e ujit për pije për Tetovën, gjegjësisht do të vendosen ujë matës në qytetin tonë. Gjithashtu, në bashkëbisedim me kryetarin Altay ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin tonë.

Formimi i këshillit të ri komunal është një lajm i mirë për të gjithë dhe lajmi se Komuna e Konjas do të dhurojë para për ujin në Tetovë është dëshmi se tani jemi gati për të bërë çdo gjë që është në të mirën e të gjithë qytetarëve!

Ky është vetëm fillimi!
#përTETOVËNtonë”, ka shkruar Kasami.

You may also like