Kasami: Me Gashin, sot hodhëm hapin e parë drejt bashkimit të opozitë shqiptare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas firmosjes së deklaratës politike për bashkëpunim, ka thënë se ky është hapi i parë drejt bashkëimi të opozitës shqiptare. Në një prononcim për gazetën LAJM, Kasami ka thënë se qëllimi i unifikimit të opozitës është që në zgjedhjet e ardhshme, të ndodh rotacioni politik edhe te shqiptarët.

“Bëhet fjalë për hapin e parë që e bëmë në drejtim të bashkimit të forcave opozitare që e kanë pritur gjatë kohë votuesit opozitar shqiptarë. Ne sot arritëm të bëjmë hapin e parë për të ndërtuar kalanë e opozitës. Kemi komunikim me grupacionet tjera dhe me individ apo faktorë tjerë të opozitës. Pretendimi jonë është që të ndërtojmë një aleancë të fuqishme opozitare që përfundimisht do ta bëjë rotacionin politik tek shqiptarët”, tha Kasami për gazetën LAJM, ndërsa përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me BDI-në apo partitë tjera shqiptare në pushtet.

You may also like