Kasami i ndau Osmanit çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo sot u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Kasami, Osmanit i ndau çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”, ndërkaq e para e shtetit të Kosovës i dhuroi Kasamit hartën e Kosovës të punuar me gurët e “Trepçës”.

Osmani sot gjithashtu ka marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi të një rruge me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Shkup. Bashkë me Osmanin e pranishme shihet se ka qenë edhe vajza e ish-presidentit Rugova, Teuta.


You may also like