Kasami: Edhe një betejë e fituar me Qeverinë BDI-LSDM

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bilall Kasami kryetari i Komunës së Tetovës ka reaguar ndaj rastit të fundit ku Artan Grubi objektin e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë e ka dhënë për përdorim drejtorisë së kadastrës, shkruan InfoShqip.

Postimi i plotë:

“Nxënësit do të mësojnë aty ku kanë mësuar deri më tani!

Një betejë e fituar me Qeverinë BDI-LSDM.

Të nderuar qytetarë dhe shumë të respektuar tetovarë. Sot, gjatë një konference për shtyp ngrita shqetësimin se si qeveria BDI-LSDM në mënyrë anti ligjore kanë nënshkruar që objekti i shkollës mesme, ose ndryshe siç njihet “medicina e vjetër” t’i kaloj në shfrytëzim kadastrës. Pas presionit që ne si komunë sot ushtruam ndaj kësaj qeveria, ajo do të tërheq këtë vendim dhe nxënësit do të mësojnë po në të njëjtin objekt.

Interesi i çdo qytetari për ne është në rend të parë, nuk do të lejojmë që tetovarët të dëmtohen nga kjo qeveri. Do të jemi në krahë të nxënësve, prindërve, qytetarëve dhe do të luftojmë çdo padrejtësi që ju bëhet qytetarëve tanë!”, ka shkruar Kasami.

You may also like