Kasami: Ahmeti dhe Grubi gjithmonë i kanë dëmtuar tetovarët

by admin
Spread the love

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka akuzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zv.kryeministrin Artan Grubin se me çdo veprim që kanë ndërmarrë në të kaluarën e kanë dëmtuar Tetovën dhe qytetarët e saj. Këto akuza Kasami i ka bërë duke komentuar, deklaratën e Ahmetit, i cili një ditë më parë tha se BDI-ja ka vendosur tërë kapacitetet në shërbim të këshilltarëve dhe se fitorja në zgjedhjet e 20 gushtit do t’i takojë kësaj partie.

“Aman! I lus Ahmetin dhe Grubin mos të vendosin asnjë kapacitet për Tetovën dhe tetovarët sepse kur i kanë vendosur dhe kur kanë pasur mundësi ata vetëm i kanë dëmtuar tetovarë”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Një ditë më parë, Bashkimi Demokratik për Integrim, në Tetovë mbajti konventën ku promovoi kandidatët e Listës për këshilltarë për Këshillin e komunës së Tetovës. Aktivitit të BDI-së dhe gjithë të pranishmëve ju drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi dhe bartësi i Listës për këshilltarë z. Faton Ahmeti, të cilët kërkuan përkrahjen për Listën e BDI-së për zgjedhjet e 20 Gushtit.

“Të tërë kapacitetet tona do të jenë në shërbim të këshilltarëve dhe të drejtuesve të dikastereve që drejtojnë prandaj fitorja e BDI-së në shumicë e këtyre kandidatëve është fitore për qytetarët dhe shqiptarëve sepse Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e të gjithëve, kryeqendër që jep dritë dhe rrezaton gjithandej”, tha mes tjerave kreu i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve.

You may also like