Kartoni i kuq i Medel? Ish-arbitri: Jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi u ndal në një barazim në shtëpi kundër Bolognas, ndërsa në minutën e 83 ndodhi edhe një episod që krijoi shumë polemika. Një ndërhyrje e gabuar e Adama Soumaoro ndaj Alvaro Moratës bëri gjyqtarin ta ndëshkonte me karton të kuq mbrojtësin e Bolognas pas konsultimit edhe me sistemin VAR.

Megjithatë, faulli ishte në limitet e zonës dhe lojtarët e Juventusit protestuan për një 11-metërsh, por që për gjyqtarin e takimit, Sacchi kontakti ishte jashtë zone. Ky i fundit ndëshkoi me të kuq edhe mbrojtësin tjetër të Bolognas, Gary Medel për protesta.

Për të komentuar këto episode, ka menduar eksperti i arbitrimit të DAZN, Luca Marelli. “Kur po e shihja “live”, isha i bindur se faulli ishte brenda zonës, por dyshime kisha edhe kur pash imazhet e përsëritura. Megjithatë, le të pranojmë se faulli ishte jashtë zone pasi kontakti ndodhi te kofsha e lojtarit.

Sinjalizimi i Sacchit mund të interpretohet edhe sikur nuk ka asgjë. Pas kësaj ndodhi edhe goditja e Cuadrados, por nuk mund të themi se ishte avantazh. VAR-i mund të ndërhyjë edhe për ndëshkimet e lojtarëve, jo vetëm për penalltitë.

Guida (arbitri i VAR) vendosi të ndërhynte, për t’i dhënë mundësinë arbitrit Sacchi që të shikonte imazhet. Sacchi zgjodhi që ta ndëshkonte me karton të kuq, pasi ishte një rast i pastër shënimi.

Për sa i përket ndëshkimit të Medel me karton të kuq, ishte një vendim jo vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm”, tha ndër të tjera Marelli. /oversport.tv

You may also like