Kartonë pafund dhe përplasje fizike, FIFA nis hetimet për Argjentinën dhe Holandën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FIFA ka vendosur të hapë hetime kundër Federatës së Futbollit Argjentinas dhe asaj të Holandës pas përplasjes së tyre të zjarrtë çerekfinale të Kupës së Botës e fituar pas goditjeve të penalltive, teksa 120 minutat (koha e rregullt dhe shtesat) përfunduan 2-2.

Në total, gjyqtari spanjoll Lahoz nxori 17 kartonë të verdhë, me tensionin që kulmoi në afër fundit të kohës së rregullt, ku pati një sherr masiv mes pjesëtarëve të të dyja skuadrave.

Në një deklaratë, komiteti disiplinor i FIFA-s konfirmoi se kishte nisur një hetim për të dyja skuadrat pas studimit të raportit të ndeshjes së arbitrit.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedime kundër Federatës Argjentinase të Futbollit për shkak të shkeljeve të mundshme të nenit 12 (sjellja e keqe e lojtarëve dhe zyrtarëve) dhe 16 (rendi dhe siguria në ndeshje) të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Për më tepër, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedime kundër Federatës Holandeze të Futbollit për shkak të shkeljeve të mundshme të nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s në të njëjtën ndeshje.

Akuzat për sjellje të pahijshme të ekipit janë rutinë kur merren pesë kartonë të verdhë në një ndeshje. Argjentina ka të ngjarë të marrë një gjobë më të rëndë, për cënim të rendit dhe të sigurisë.”


Top Channel

You may also like