Karriera e Adelina Ismailit do të studiohet nga nxënësit, këngëtarja: Nuk mund ta besoj

by admin
Spread the love

Organizatë e pavarur me mision mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekur nga konflikti, po bëjnë studimin e karrierës së këngëtares, Adelina Ismaili.

Këtë e bënë të ditur përmes një postimi në profilin e tyre në Instagram duke treguar se  do të hulumtojnë dhe se libri mban titullin “Një tregim i qenies pa kompromis”, nga Aurela Berila.

Për këtë gjest ka reaguar edhe vet artistja përmes një InstaStory e cila është shprehur me “lot gëzimi”. “Jam pa koment karriera ime studim në nivel akademik. Lot gëzimi do ta komentoj në ditët në vazhdim. (Në foto jam unë në vitin në vitin 1996, ku kam qenë me maskën e UCK – së, për kopertinën e një reviste).

Ajo ka treguar se kopertina që mban libri është një fotografi e shkrepur  në vitin 1996, ku ka qenë me maskën e UCK – së. Kjo ligjëratë do të mbahet sot  në bibliotekën kombëtare, auditoriumi i vogël.

You may also like