Karolina Bojar që refuzoi ‘Playboy’-n dhe një agjenci të modës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në vitin 2018, gazeta angleze The Sun e cilësoi polaken Karolina Bojar-Stefanska (24-vjeçare) si gjyqtaren më të bukur të futbollit në botë dhe që atëherë ajo ka fansa të shumtë në mbarë planetin.

Bojar-Stefanska ka rreth 170 mijë ndjekës në Instagram dhe ka pasur edhe oferta për të filluar modelingun

“Padyshim që nuk e kam menduar, megjithëse duhet të pranoj që kam pasur oferta të tilla, duke përfshirë një telefonatë nga një agjenci top modelesh. Por kjo nuk është ajo që dua fare. Kam nevojë për një ndjenjë përmbushjeje, kënaqësie dhe adrenaline në jetën dhe këtë e gjej në futboll, në fushë dhe në punën e saj si juriste”, tha polakja për Bild.

Gjyqtarja e re tregoi se kishte edhe një ofertë për Playboy, por ajo nuk pranoi.

“Po (qesh). Unë refuzova sepse privatësia është shumë e rëndësishme për mua”, tha Bojar-Stefanska.

Në mesazhe private në Instagram, ajo ka marrë fotografi të ndryshme nga meshkujt, por ato janë fshirë menjëherë.

Referja tërheqëse pranoi se ka marrëdhënie të mira me futbollistët, të cilët e respektojnë në masë të madhe.

Sidoqoftë, bashkëshorti i saj është mbështetja më e madhe dhe ajo përpiqet të përparojë dhe të jetë më e mirë në punën e saj çdo ditë.


You may also like