Kaq euro duhet të paguani për të hyrë në koncertin e Luizit në Gjakovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP 2, njëherit edhe këngëtari më i dashur i momentit në trojet shqiptare, Luiz Ejlli ka filluar mbrëmjet muzikore. Së fundmi është paralajmëruar se ai do të jetë i ftuari special i mbrëmjes së 13 majit në një lokal nate në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Dy eventet historike me Luizin, të parat në Kosovë-vijnë më interesim të madh në një organizim spektakolar nga Hangover Club”, bëri të ditur faqja zyrtare e tyre.

Të njejtin thanë se 80 për qind e rezervimeve tashmë janë të përfunduara.

Ndërsa, për të hyrë dhe dëgjuar live Luizin dhe Threedots në “Hangover”, gjinia femërore duhet të paguaj 20 euro, ndërsa ajo mashkullore 30 euro./Botapress.info/

You may also like