Kapllani: Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë në transfertë, 20 sekonda na kushtuan shtrenjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas disfatës në transfertën e Laçit.

“Kemi zhvilluar ndeshjen tonë më të mirë në transfertë, edhe në një fushë të vështirë si kjo e Laçit dhe meritonim më shumë me rastet që krijuam. U ndëshkuam në 20 sekonda, vetëm kjo gjë nuk shkoi mirë në këtë sfidë.

Do ndërhyni në merkato? Kemi një ndeshje të vështirë me Bylisin dhe më pas do të mendojmë për merkaton. Çdo ekip ka nevojë për përforcime, por mendojmë që të mbyllim vitin me një rezultat pozitiv.

Ne do të vazhdojmë të punojmë që të arrijmë objektivat tonë, duke synuar që të përmirësojmë lojën dhe rastet që humbëm sot ti finalizojmë me saktësi në të ardhmen”, ka thënë Kapllani. / Oversport.tv

You may also like