Kapllani: I bëmë shumë dhurata kundërshtarit, të pranojmë humbjen dhe të shohim përpara

by admin
Spread the love

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka folur në emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas humbjes 4-1 në Ballsh, që ishte edhe disfata e parë e klubit shijakas në kampionat këtë sezon.

“E kishim vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Nuk më vjen keq që humbëm, por për dhuratat e shumta që i bëmë kundërshtarit. Kjo ndeshje nuk ka shumë për të thënë. Sot u ndëshkuam në goditjet standarde që ishte pika jonë më e fortë në këto 5 javë. Kjo humbje duhet të na shërbejë si mësim për të ardhmen.

Skuadra nuk ka patur probleme euforie, sepse e njohim veten. Por në disa momente është e pashmangshme. Si do zgjidhni problemet e sotme? Kërkuam që të luanim me topa të gjatë, por nuk ia arritëm. Në momentet e vështira trajneri duhet të marrë përgjegjësinë. Pas golit kisha shpresa se mund të bënim diçka, por nuk ndodhi. Ky është futbolli, duhet të pranojmë humbjen dhe të shohim përpara”, ka thënë mes të tjerash Kapllani. / Oversport.tv

You may also like