Kapllani: Arritëm një fitore historike, por për ne çdo ndeshje është një finale

by admin
Spread the love

Pas suksesit historik përballë Partizanit, trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani nuk e ka fshehur gëzimin, por në të njëjtën kohë thekson se skuadra e tij qëndron me këmbë në tokë. Në emisionin “Ti Bo Gol”, tekniku i shijakasve ka treguar edhe sekretet e mbrojtjes së Erzenit, që nuk ka pësuar gol këtë sezon.

“Në fillim thashë se Erzeni nuk do jetë kalimtar në Superligë, duke e ditur se sa vështirësi ka. Grupi, harmonia dhe kolektivi, ky është sekreti. Ambienti që është krijuar është i mrekullueshëm. Guxojmë për fitore, por të jemi me këmbë në tokë.

Ndaj meritat me gjithë ekipin, mbrojmë në grup. Nga maja e sulmit te Xhika që e ka detyrë të fundit.

Kjo fitore historike ndaj pretendentëve për titull na bën të përshtatemi më shumë me lojtarët, por na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Çdo ndeshje për ne është një finale”, ka thënë Kapllani. / Oversport.tv

You may also like