Kapja e duhanit të papërpunuar në Viti, katër persona të ndaluar

by admin
Spread the love

Policia dhe Dogana sot e kanë realizuar një aksion të përbashkët në Viti, gjatë të cilit është kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit të papërpunuar.

Në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Shqip, ka folur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili bëri të ditur se në lidhje me këtë rast, janë ndaluar katër persona.

“Kemi pasur një aksion në të cilin pas hetimeve disa javore kemi gjetur një fabrikë, apo një punëtori të vogël e cila merret me prodhimin e duhanit, apo merret me prodhimin e duhanit të falsifikuar, realisht falsifikon produktet e duhanit. Sot ka filluar bastisja në dy lokacione të cilat kanë qenë në Viti dhe aty është gjetur një sasi e konsiderueshme e duhanit, e cila normalisht është konfiskuar dhe gjithashtu janë ndaluar katër persona që kanë qenë përgjegjës për atë lokacion”, u shpreh ai.

Stavileci tha se kanë hasur në disa lloje të duhanit, por shumica ka qenë ai që quhet duhan i ngrirë, përcjell Klankosova.tv.

“Kemi hasur në disa lloje të duhanin, por shumica e duhanit ka qenë duhani i grirë, i cili shitet si duhan i cili duhet pastaj të përpunohet në njëfarë forme, mirëpo mund të themi se kjo dukuri nuk ka qenë shumë e madhe”, tha Stavileci.

Ai tutje është shprehur se ka mundësi që ka përdorues të duhanit të cilët janë mashtruar nga këta njerëz.

“Ka mundësi që ka përdorues të cigares apo duhanit të cilët janë mashtruar realisht nga këta njerëz të cilët i kanë shitur këto produkte si produkte origjinale, por realisht kanë qenë produkte të falsifikuara, ka qenë duhan i cili ka qenë duhan i cili është shitur për një brend tjetër, por që nuk ka qenë ai brend”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Viti: Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit të papërpunuar (FOTO)

You may also like