Kapitullon Sali Berisha, PD zyrtare i mbyll portën dhe e lë pa vulë e sigël, kryefoltoristi nis kërcënimet me jetë dhe paralajmëron Bashën se nuk do i ndahet deri në vdekje

by admin
Spread the love

Injorimi, refuzimi dhe vendosmëria stoike që grupi i drejtuar nga deputeti i Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeaj i bëri “Foltores” së udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket se ka xhindosur këtë të fundit. Pas gati 3 javësh tentativa për bashkimin e dy fraksioneve të PD nga të mandatuarit Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, dje nga selia blu “ka dalë tym i zi”, për shkak se të dyja palët janë rikthyer në pikën zero. Dy gjysmat e Partisë Demokratike kanë mbetur të tillë, ndërsa drejtuesit e saj kanë paralajmëruar futjen të ndarë në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2023 më vetë, pra me kandidatë respektivë. Por ky vendimi i Alibeajt, duket se ka ndezur “luftën” dhe gjakrat.

Kreu i “Foltores” Sali Berisha ka mbledhur dje urgjentisht krerët e degëve të Tiranës, ndërsa ka kërcënuar grupin e Alibeajt. Në një deklaratë për mediat e mbledhura para selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklaratën e Enkelejd Alibeajt dhe mbështetësve të tij, se nuk do të kishte asnjë marrëveshje për zgjedhjet lokale të 14 majit, teksa theksoi se nuk dihet se sa persona kanë marrë vendimin, megjithatë shtoi se e kishin të qartë vijën e kuqe, se nuk do të prekej as Statuti dhe as Primaret,m duke lënë të nënkuptohet se i frikësohet vendimit të gjykatës më 3 nëntor.

“Statusi i 11 dhjetorit është Kushtetuta e PD ë rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj imagjinate, kompetence për t’u shkelmuar. Është dokumenti bazë i PD në momentet kur ishte në momentin “To be, or not to be”. Është ky statut që përbën themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit por para saj leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës. Ose çeta e hajdutëve. Opozita nuk pengohet nga asgjë për të firmos fitoren në këto zgjedhjet. Janë një grup deputetësh. U ftuan dhe erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen dhe të garonin për çdo post në këto bashki. Të paraqesin kandidatura. Ose të krijonin fraksionin. Ata, sesa janë nuk e di, nuk e duan as statutin, as primaret. Ai që prej flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq. Do ta shihni ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri PD-së”, deklaroi ai.

You may also like