Kapiteni i Sheffield Wednesday shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca, hedh kandidaturën për ‘golin e vitit’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kapiteni i Sheffield Wednesday, Barry Bannan ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm gjatë ndeshjes të së shtunës në League One kundër MK Dons.

Sheffield Wednesday po kryesonin 0-2 kur Bannan mori topin në mesfushën qendrore pak para se të shënonte një supergol nga distanca për epërsinë  0-3.

Pasi u kërkua të gjuante nga tifozët vizitorë, Bannan bëri një prekje dhe më pas e goditi ‘fluturimthi’ topin nga një distancë prej rreth 40 metrave.

Goditja e tij kaloi mbi portierin e MK Dons, Jamie Cumming dhe në pjesën e pasme të rrjetës, duke i bërë tifozët vendas të mos-besojnë.

Tifozët e Sheffield Wednesday në mediat sociale ishin të shpejtë për të lavdëruar kapitenin e tyre për supergolin e shënuar.

“Shkëlqyeshëm. Ne nuk shohim mjaftueshëm lojtarë që e godasin topin nga ajo largësi”, shkroi një tifoz në Twitter.

“Jo shumë lojtarë që guxojnë të godasin topin në ditët e sotme”, shtoi një tjetër, ndërsa një tjetër shkroi: “Guxoni të dështoni. Guxoni të keni sukses. Më mungojnë kohët e vjetra kur shihnim më shumë ulëritës nga 30-40 metra”.

Ndryshe, Bannan është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës së tij me 9 gola dhe 12 asistime deri tani dhe është afër ta ngjit ekipin e tij në Championship.

You may also like