Kapet një nga bosët e “Ndrangheta”-s, ishte një nga të arratisurit më të rrezikshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia italiane njofton se ka vënë në pranga një nga njerëzit më të kërkuar, si një nga “kokat” e klanit famëkeq të “Ndragheta”-s, Pasquale Bonavota.

Sipas BBC, ai është arrestuar brenda një katedraleje në Genova, ndërsa mësohet se ka qenë në kërkim nga policia që nga viti 2018 pasi iku nga një urdhër arresti për vrasje dhe shoqatë mafioze.

Policia thotë se 49-vjeçari drejton mafien “Ndrangheta”, organizata më e fuqishme mafioze e Italisë, ndërsa po ashtu thuhet se kontrollon pjesën më të madhe të furnizimeve të kokainës në Evropë.

Pasquale Bonavota, ndodhej në katedralen e qytetit kur u arrestua dhe mbante një ID false.

You may also like