Kapet ‘mat’ Monika Lubonja, publikohen fotot që po ‘thyejnë’ rrjetin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Monika Lubonja i kushton gjithnjë shumë rëndësi pamjes së saj. Gjë që e vërtetoi edhe gjatë katër muajve që qëndroi në “Big Brother VIP”. Aktorja ishte thuajse gjithnjë e kuruar, duke i dhënë rëndësinë maksimale veshjes, flokëve dhe “make up”-it.

Aktorja ka marrë komplimente të shumta për sharmin dhe elegancën, madje jo rrallëherë është cilësuar edhe si një nga banoret më të bukura të shtëpisë së famshme.

E duket se përkujdesjen ndaj pamjes së jashtme Monika “e ka në gjak” dhe nuk e bënte vetëm, sepse ishte nën syrin e kamerave për njëzetë e katër orë.

Paparaci ka fotografuar aktoren në një prej bareve të Tiranës ku ajo shihet vetëm. Mirëpo, në vend të ndonjë kafeje a pije në duar ka disa “make up”-e. Siç mund të shihet në foto, aktorja është duke freskuar grimin e saj dhe nuk ka ngurruar që tualetet t’i vendosë në tavolinën e karrigen ku është ulur./Botapress.info/

You may also like