Kapet i dyshuari që i vuri zjarrin makinës së një deputeti në Maqedoni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në orët e hershme të mëngjesit në Prilep është djegur vetura e deputetit nga VMRO DPMNE, Patar Risteski. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe menjëherë kanë reaguar zjarrfikësja Territoriale e Prilepit, por vetura është shkrumbuar.

Risteski dyshon se është një ndjekje ndaj tij nga, siç tha ai, disidentët politikë. Partia e tij VMRO-DPMNE u ka bërë thirrje autoriteteve për zbardhjen e rastit. Ata drejtuan gishtin drejt Ministrisë së Brendshme.

Këtë akt e dënoi edhe LSDM-ja dhe i thirri institucionet për zbardhjen e plotë dhe kapjen e autorëve, përcjell INA.

MPB-ja sot informoi se policia e Prilepit ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin nga i cili u dogj makina e deputetit, por edhe një pjesë e një makine tjetër që drejtohej nga babai i deputetit, njoftoi Televizioni 24.

Prokurori publik detyrues nga Prokuroria Themelore Publike Prilep ka inspektuar vendin ku gjatë natës është djegur vetura në pronësi të një deputeti të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rreth një vit e gjysmë më parë, të njëjtit deputet i’u dogj vila e tij verore, por pas gati dy muajsh çështja u mbyll dhe u regjistrua si “aksident”./INA/

You may also like