Kapen mbi 36 mijë kilogramë mish me afat të skaduar, arrestohen dy persona

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbi 36 mijë kilogramë mish me afat të skaduar janë kapurgjatë ditës së sotme në Zahaq të Pejës.

Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.

Të arrestuar janë menaxheri dhe zëvendësmenaxheri i një depoje ku dyshohet që përpunoheshin produktet e mishit me afat të skaduar.

Sipas njoftimit të policisë produktet e mishit me afat të skaduar vinin nga Brazili, Italia dhe Polonia.

“Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar. Në deponinë e mbeturinave është bërë matja e mishit, pesha e përgjithshme e të cilit ishte: 36.180 (tridhjetë e gjashte mijë e njëqind e tetëdhjetë) kilogramë”.

“Hetuesit e NJRHKEK-Pejë, rastin e kanë trajtuar në koordinim me prokurorin. Me këtë rast janë arrestuar të dyshuarit: A.H., (menaxher kryesor i pesë njësive të biznesit afarist) dhe A.A., (zv menaxher i depos). Mbi të arrestuarit rëndon dyshimi se kanë kryer veprën penale: ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimor”.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuar A.H., është ndaluar për 48 ore ndërsa i dyshuari A.A., është lëshuar në procedurë të rregullt”.

“Gjatë inspektimit në këtë depo është gjetur mish me afat të skaduar. Në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia”.

Përpos Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në aksion ishin të përfshirë edhe inspektorët sanitarë, ata nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

You may also like