Kapen 900 litra pije alkoolike të kontrabanduara në veri të Mitrovicës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës sot në fshatin  Zherovnicë  në veri të Mitrovicës, kanë parandaluar kontrabandimin e 900 litrave të pijeve alkoolike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata e kanë ndaluar një automjet, ndonëse shoferi kishte hezituar, ai e ka braktisur mjetin dhe ka ikur.

“Me këtë rast gjatë rrugës në hyrje të Zveqanit gjatë dërgimit të Automjetit më mallëra në Terminalin Doganor në Mitrovicë, tri automjete kanë penguar dhe kanë tentuar të bllokojnë zyrtarët e Doganës në kryerjen e detyrës zyrtare. Fal përkushtimit dhe profesionalizmit të Zyrtarëve Doganor është arritur që të evitohen këto pengesa dhe automjeti i dyshimtë me mall të kontrabanduar të dergohet në mbikqyrje Doganore në terminal”, thuhet në njoftim.

You may also like