Kapen 34 lypës nga Tetova, Gostivari dhe policia i dënon me nga 50 euro

by admin
Spread the love

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ndër të tjera në bashkëpunim dhe koordinim me Qendrën për Çështje Sociale ndërmerr masa edhe për trajtimin e lypjes dhe lypësve. Kështu që këtë vit janë marrë gjithsej 34 masa të tilla (TE-28 dhe GV-6), në të cilat numri më i madh ishin nga rajoni, por edhe nga vende të tjera të vendit tonë, të cilat lypnin në vende publike dhe shpesh së bashku me femije te mitur. Të gjithë ata janë ndaluar dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresat e parapara sipas nenit 24 të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike. Sepse lypja si dukuri asociale është në kundërshtim me këtë ligj dhe sanksionohet me gjobë prej 15 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë. Aktivitetet për zbulimin dhe sanksionimin e lypjes do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim dhe përveç atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejt, do të sanksionohen edhe personat që i nxisin dhe i organizojnë për të lypur.

You may also like