Kaosi me transportin, Kovaçevski: Fajtor VMRO dhe Mickoski, nuk kam pasur takime të fshehta me Arsovskën

by admin
Spread the love




Kaosi që po i ndodhë qytetit të Shkupit është përshkak të paaftësisë dhe interesave të biznesit të VMRO-DPMNE dhe kryetarit të tyre, Hristijan Mickoski. Kështu e komentoi kaosin urban në qytetin e Shkupit, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili tha se shumica e këshillit të qytetit të Shkupit përbëhet nga VMRO-ja opozitare, dhe ata janë të vetmit fajtorë që sot Shkupi është qyteti i bllokuar, njëjtë që ishin fajtor për 11 vite, kur Maqedonia e Veriut ishte shtet i robëruar nga qeverisja e tyre.
“Qytetarët duhet ta dinë se VMRO-DPMNE e ka pushtetin qendrorë në Shkup, kuadrat e VMRO-së janë më të përfaqësuarat në të gjitha bordet drejtuese, duke përfshire edhe ndërmarrjet publike. Dhe ata e kanë përgjegjësin e plotë për atë që sot po ndodh në Shkup”, ka deklaruar Kovaçevski, raporton SHENJA.
Kreu i qeverisë gjithashtu i mohoi edhe pretendimet e Mickovskit se mes tij dhe Danella Arsovskës ka pasur takime të fshehta. Kovaçevski tha se ai është transparent për të gjitha takimet e tij.
“As nuk ka pasur takime të fshehta as nuk do të ketë, unë jam njeri që të gjitha takimet e mia i paralajmërojë dhe kam transparencë, dhe prej të gjitha takimeve ka kumtesa . Kështu ka qenë që nga dita e parë, deri më sot dhe kështu do vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen”, shtoi kryeministri.


You may also like