Kaos i mistershëm pushimesh në Britani me qindra fluturime të anulluara dhe vonesa në kalimet e pasagjerëve drejt Evropës (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mediat britanike vijonin sot të pasqyronin pengesat dhe vonesat e pashpjegueshme ndaj familjarëve dhe pushuesve për të dalë nga vendi, me radhë të gjata pritjeje në aeroportet dhe portet e vendit, që justifikoheshin me mungesë të stafit.

ëmLinja ajrore easyJet ishte nga më të prekurat me qindra fluturime të anulluara teksa argumentonte se ‘nuk po punësonte dot staf të mjaftueshëm prej rregullave strikte të tregut të punës” apo prej faktit se “kishte më shumë vende pune sesa punë-kërkues”, sipas të përditshmes Daily Mail.

Për të përkeqësuar problemet ishte një bllokim elektronik i rrjetit të kompanisë easyJet që bëri të anulloheshin sot 14 fluturime nga aeroporti Gatwick në Londër, pas rreth 200 fluturime të anuluara ditët e shkuara.

Gjithashtu planet e tifozëve anglezë të Liverpool për të ndjekur finalen e Champions League të shtunën në Paris kundër Real Madrid kanë marrë një goditje pas kaosit të fluturimeve dhe anullimet e nisjeve nga aeroportet e Manchester e Bristol.

Pasagjerë të tjerë të prekur nga shtyrjet e vonesat ishin ata nga kryeqyteti i Irlandës së Veriut drejt Korfuzit dhe Dalaman për pushimet e hershme të verës.

Radhë të gjata ka pasur në aeroportet e Luton e Heathrow në Londër, teksa grupi industrial Unite tha se problemet mund të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit prej “mungesës së stafit”.

Ndërkohë trafiku i automjeteve ishte tejmbushur drejt porteve jugore të Dover ku familjarët kanë mbetur të bllokuar në pritje të kalimit drejt kontinentit.

Në lidhje me vonesat grupi i trageteve P&O Ferries tha se udhëtarët duhet të llogarisin deri në 2.5 orë për kalimin e kontrolleve të sigurisë, dhe nëse humbasin tragetin “do të jeni të parët në listë për mjetin e radhës”.


Top Channel

You may also like