Kanye West për President të SHBA-ve! Reperi shpall kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2024

by admin
Spread the love

Reperi i njohur ndërkombëtar, Kanye West është shprehur se ka si synim të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2024, pavarësisht se kohët e fundit është përballur me disa skandale lidhur me sjelljet e tij.

Kanye West, i cili ligjërisht ka ndryshuar emrin e tij në Ye ka publikuar së fundmi një logo të fushatës së tij në rrjete sociale, së bashku me titullin Ye 24. Sipas asaj që raporton CNN, reperi ka pretenduar se i ka kërkuar Donald Trump që të ishte kandidati i tij në zgjedhjet e ardhshme për president.

Kujtojmë që Kanye West ka kandiduar edhe më parë për president, pikërisht në vitin 2020, por fushata e tij dështoi pasi ai mblodhi vetëm 70 mijë vota. E tashmë, nisja  e fushatës së tij, vjen në një moment jo shumë të mirë për të, pasi reperi përballet me një sërë polemikash të dëmshme.

Ye ka provokuar shumë kritika së fundmi pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris me një bluzë që mbante sloganin “Jetët e bardha kanë rëndësi”, një fjali e adoptuar nga supremacistët e bardhë, të cilët filluan ta përdorin atë në 2015 si përgjigje ndaj lëvizjes “Jetët e zezave kanë rëndësi”

You may also like