Kanye West paditet nga familjarët pasi tha se George Floyd vdiq nga mbidoza e drogave dhe nuk u vra nga polici i Minneapolis (fotot)

by admin
Spread the love

Nëna e bijës së George Floyd ka nisur një padi ligjore për 250 milionë dollarë kundër reperit të kontestuar amerikan Kanye West pas disa komenteve të mbrapshta mbi vdekjen e tij.

Në vijim të deklaratave shokuese të ditëve të fundit, West ka thënë se Floyd, i cili u mbyt nga polici i Minneapolis, Derek Chauvin në 2020, ka vdekur në fakt nga një mbidozë fentanili, madje shtonte se “gjuri i policit as nuk ishte fare mbi qafën e tij”.

Tashmë familja e Floyd kanë depozituar padinë kundër reperit 45 vjeçar West, për komentet e bëra në një intervistë në rrjetet e Youtube, tashmë e fshirë nga rrjeti.

Roxie Washington, nëna e Gianna Floyd, thotë në padinë e saj se West ka bërë ‘deklaratë të rreme për George për të tërhequr vëmendje dhe ‘promovuar veshjet e tij’.

Në padi thuhet gjithashtu se komentet e zhurmës mediatike bëhen për të ‘rritur vlerën e tij të marketing-ut, të partnerëve të biznesit dhe bashkëpunëtorëve’.

Avokati i të drejtave Lee Merritt kishte sinjalizuar një padi të mundshme prej të dielës, edhe pse pranonte se nuk është e mundur të shpifësh kundër të vdekurve.

Por avokatët thonë se West ka përdorur ‘deklarata të rreme dashakeqe’ ndaj Floyd duke përfituar financiarisht nga vdekja apo trauma e familjes së viktimës.

Avokati Nuru Witherspoon, që përfaqëson  familjen në një deklaratë: “Interesat e familjes janë një prioritet. Vajza e George Floyd po traumatizohet nga komentet e Kanye West”.

West bëri komentet dashakeqe në një transmetim në rrjet ku gjithashtu kërkonte me çdo kusht audiencat me deklarata sensacionale.

Bashkë me pretendimet për vdekjen e Floyd, ai ngrinte lart dokumentarin e autores Candace Owens me titull: Gënjeshtra më e madhe e shitur ndonjëherë: George Floyd dhe ngritja e lëvizjes anti-racizëm BLM.”

Reperi milioner tha në transmetim:  “Ata [Floyd-in] e kanë goditur vetëm me fentanil. Nëse e shikon mirë, gjuri i atij policit nuk ishte as në qafën e tij”.

“Ata thanë se ai thërriste ‘mama’; por e kishte fjalën për të dashurën, e kam parë te dokumentari”.

Floyd vdiq nga presioni prapa qafe i gjurit të policit Chauvin teksa thërriste “Nuk marr dot frymë!”.

Vdekja e Floyd në fakt nxiti protesta të gjera dhe lindjen e lëvizjeve pro-afro-amerikane apo anti-racizëm, si Balck Lives Matter, ndaj së cilës West ka folur gjithashtu me dyshime dhe ironi.

Në tema të tjera të bisedës së tij, West sugjeronte gjithashtu se babai transeksual i ish-gruas së tij Kris Jenner, 66 vjeçe, ka shkuar në shtrat me artistin Drake, 33 vjeç, si dhe tha se “mediat çifute” kanë censuruar intervistat e tij.

West tha më tej se ‘hebrejtë kontrollojnë zërin e afro-amerikanëve’ dhe se ‘media hebreje’ anulonte fjalën e të ftuarve që thonin: ‘F**k Black Lives Matter.’