LOS ANXHELOS, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kanye West i ka kërkuar falje të sinqerta komunitetit hebre pasi një sërë deklaratash antisemitike.
West, 46 vjeç, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, kërkoi falje pas publikimit të një videoje në të cilën ai shfaqte zemërim kundrejt hebrenjve.
Vitet e fundit, kantautori dhe producenti amerikan, i cili tani i referohet vetes si Ye, është bërë kryefjala e titujve kryesorë për deklaratat antisemitike dhe në klipin e fundit, duke përfshirë referenca për hebrenjtë dhe sionistët.
“Unë sinqerisht i kërkoj falje komunitetit hebre për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar nga fjalët ose veprimet e mia”, tha West në hebraisht, në Instagram.
“Falja juaj është e rëndësishme për mua dhe unë jam i përkushtuar të bëj ndryshime dhe të promovoj unitetin”, shtoi ai.
Ky mesazh, i shkruar në gjuhën zyrtare të Izraelit, është i vetmi postim në faqen e të famshmit në Instagram.
Pas deklaratave antisemitike që ai bëri në vitin 2022, marka sportive gjermane “Adidas” i dha fund partneritetit të saj shumëvjeçar, në tetor të atij viti.
“Adidas” nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha kompania. //a.i/