Kanye West e shpall të vdekur Pete Davidsonin pas ndarjes me Kim Kardashian – Shqip

by admin
Spread the love

Kanye West, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, e ka komentuar prishjen e marrëdhënies së bukuroshes me Pete Davidson dhe ka bërë një koment interesant në rrjetet sociale.

Përkatësisht, në Instagramin e tij, ku fshiu të gjitha postimet e tjera, West ndau një ballinë të rreme të gazetës The New York Times, ku shkruhet “Skete Davidson Dead at 28” (“Skete Davidson vdes në moshën 28 vjeçare”).

Sipas Urban Dictionary, “Skete” do të thotë “mashkull i bardhë, i zbehtë dhe i dobët, i cili është në lidhje me ish-in tënd”.

Menjëherë nën titull shkruan: “Kid Cudi do të këndonte në funeral, por ka frikë nga hedhja e shisheve”, një referencë e dukshme për performancën e fundit të reperit që u ndërpre pasi ai u qëllua me shishe në skenë.

Nuk kanë munguar reagimet e ndjekësve të West, të cilët nuk është hera e parë që janë dëshmitarë të përbuzjes së hapur për të dashurin e fundit të ish-bashkëshortes së 45-vjeçarit.

Në mars të këtij viti, Kanye, i cili tani dëshiron të quhet ‘Ye’, publikoi një video muzikore në të cilën e varros të gjallë Davidsonin.

Ndryshe, Kim Kardashian dhe Pete Davidson vendosën të ndahen pas nëntë muajsh lidhjeje, duke përmendur si arsye se aktualisht janë në “nivele të ndryshme”./Botapress.info/.

Lexo lajme interesante

You may also like