Kane: Nuk ishte për kartonë të kuq, fitova topin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Derbi anglez ndërmjet Tottenham dhe Liverpool, i cili përfundoi baras 2:2, përveç golave dhuroi edhe dramë të madhe. Kartonë të kuq e shume momente kontraverse në super sfidën angleze, shkruan Insporti.com.

Një nga protagonistët e ndeshjes ishte edhe kapiteni i Tottenham, Harry Kane, i cili i shpëtoi kartonit të kuq, ani pse ndërhyrja e tij e ashpër ndaj mbrojtësit Andrew Robertson u rishikua edhe nga sistemi VAR, por gjyqtari kryesor Paul Tierney nuk e ndryshoi mendimin e tij.

Pas ndeshjes, për mikrofonin e “Sky Sports” Kane deklaroi se ai kishte fituar topin dhe se nuk ishte ndërhyrje e rrezikshme.

“Jo, absolutisht jo karton i kuq. Ishte ndërhyrje e fortë, por unë mendova se po fitoja topin”.

VAR ishte vendimtar edhe në kartonin e kuq të Robertson dhe një gol të dytë kontrovers të Liverpoolit.

Anëtari i The Reds bëri ndërhyrje të ashpër në Emerson Royal, duke u përjashtuar nga takimi, vetëm pas rishikimit të gjyqtarit në VAR, kur kishin mbetur mbi dhjetë minuta lojë. /Insporti.com/

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like