Kanë nisur kontaktet, Xabi Alonso gati të marrë drejtimin e klubit belg

by admin
Spread the love

Xabi Alonso është gati që të ulet në stolin e një ekipi të parë. Aktualisht ai është trajneri i Real Sociedad B që militon në LaLiga dy dhe është duke luftuar për të qëndruar në këtë kategori, por ka nisur bisedimet me një tjetër klub.

Megjithatë, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ish-mesfushori i Real Madrid, Liverpool e Bayern Munich është kontaktuar nga Club Brugge për të marrë drejtimin e ekipin në sezonin tjetër. Klubi është pa trajner pasi Alfred Schreuder ka firmosur me Ajax për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë që Schreuder do të marrë vendin e Ten Hag te holandezët, Xabi Alonso pritet të pasojë trajnerin e Brugge. Kontrata aktuale e Alonsos skadon në fundin e këtij sezonit. Më parë ai ka qenë edhe trajneri i Real Madrid U-14. /oversport.tv

Foto: LaLiga, Facebook

You may also like