Kanë ndryshuar rregullat, çfarë duhet të dini për të udhëtuar në Francë dhe Zvicër

Nga dita e sotme, për të udhëtuar në shtetin e Francës dhe të Zvicrës duhet të ndiqni rregullat të cilat janë përditësuar së fundmi.

Tirana International Airport njofton qytetarët shqiptarë se për të udhëtuar në këto dy shtete, duhet të kesh me vete pasaportën normalisht dhe të jesh i vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson. Nëse ke bërë një tjetër vaksinë ose nuk ke bërë vaksinë ende, duhet të paraqesësh vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (test PCR) ose ekzaminim antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes. Ndërkaq, dje TIA njoftoi pasagjerët që udhëtojnë nga Rinasi, që të paraqiten në aeroport tre orë para udhëtimit, për shkak të fluksit nga sezoni i verës.

Leave a Reply