“Kanë dashur ta vrasin nënën time”, Juli rrëfen historinë e trishtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme, Juli i “Për’puthen” ka rrëfyer historinë e trishtë dhe plot vuajtje të jetës së tij.

Ai zgjodhi ta bënte publike pasi Mikela zbuloi se është bullizuar në fëmijëri për shkak të syzeve.

Konkurrenti i tronditi që të gjithë kur tha se është dhunuar nga babai që në moshën 5-vjeçare. Gjithashtu ai tregoi se ka ka parë me sytë e tij edhe dhunën e të afërmëve të babait ndaj nënës së tij. Juli zbuloi se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me të atin.

Juli: Bullizmi im nis në familje nga babai im, që më ka dhunuar që në moshë të vogël dhe ka ndikuar tek ana ime emocionale. Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë të tjerët. Ka nisur që në moshën 5 vjeçare dhe ka zgjatur rreth 10 vite. Jam i lumtur se kam pasur një nënë që më ka mbështetur në çdo hap.

Mikela: Ka qenë dhe mami jote e dhunuar?

Juli: Kam parë shumë skena kur të afërmit e babit kanë dashur ta vrasin nënën time, gjë që më prek dhe kur e kujtoj tani. Dridhem… Tani jam bërë njeri i fortë. Kam qarë në dhomën time vetëm sepse nuk doja që mami të më shihte ashtu. Kishte shumë gjëra për t’u shqetësuar.

You may also like