Kanë blerë automjete mirëpo nuk kanë paguar-kallëzime penale për tre mashtrues nga Shkupi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Njësiti i Punëve të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë parashtroi kallëzime penale për vepra penale të kryera ”mashtrim” kundër tre kryerësve, edhe atë kundër N.I. (27), N.A. (30) dhe A.A. (32), të gjithë nga Shkupi. Në të vërtetë, N.I. më datën 13.04.2021, me vetëdije e ka sjellur në huti të dëmtuarën S.S.T. nga Shkupi, me të cilën janë marr vesh për shitblerje të automjetit ”bmw 350 D” për 2.500 eurove, për të cilën i denoncuari të dëmtuarës i ka dhënë 600 euro dhe 14.000 denarë, pas së cilës e ka marrë automjetin me marrëveshje më vonë të sjell pjesën tjetër të të hollave, por nuk u ka kthyer dhe nuk i ka sjell të hollat.
N.A. dhe A.A., me qëllim që në mënyrë të kundërligshme të fitojnë dobi materiale, më datën 12.11.2019, e kanë sjellur në huti G.R. i cili në rrjetin social ”Facebook” ka publikuar shpallje për shitjen e automjetit ”folkswagen polo”.
Ata me të dëmtuarin te noteri kanë nënshk
ruar dhe verifikuar marrëveshje për shitblerje të automjetit në fjalë për çmim 5.000 euro, dhe gjatë kësaj ata nuk i kanë paguar të hollat, kurse automjetin ia kanë shitur personit të tretë nga Ohri me çmim prej 4.500 eurove..

You may also like