“Kanë arritur kulmin e arrogancës”, deputetja e Partisë së Lirisë akuza ndaj qeverisë: Udhëzojnë qytetarët të lajnë rrobat me 30 gradë, ndërkohë ndërtojnë instalacione 4 mln euro

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nga foltorja e parlamentit ka lëshuar akuza kundrejt Kryeministrit Rama dhe qeverisë në lidhje me masat e marra nga këta të fundit për sa i përket rritjes së çmimeve.

Xhixho tha se “qeveria ka arritur kulmin e arrogancës duke ndërtuar një ‘Eden’ në Kryeministri ndërkohë që udhëzon qytetarët të fikin dritat dhe të lajnë rrobat me 30 gradë”

Fjala e plotë:

“Kjo forcë politike nuk është e majtë, nuk i do të varfërit dhe po i lë vetëm në momentin e tyre më të vështirë. Është e çuditshme se si Kryeministri kërkon mirëkuptim. Qeveria që ka pasur para për korrupsion e për afera dhe nuk ka para për shtresat e varfëra. Qeveria jep një paketë që vlerësohet në 60 mln euro, qesharake komplet. Kur populli varfërohet, kjo qeveri pasurohet. Kjo është një parti pseudo e majtë sepse duhet të mbronte të varfërit në këto kohë krizash. Kjo paketë nxjerr hapur se të varfërit janë vetëm në këtë situatë të vështirë. Paratë janë aty dhe janë të qytetarëve por qarkullojnë në një dorë të rrethit të qeverisë. Mijëra shqiptarë nuk kanë mundur të bëjnë as një javë pushime pasi po paguajnë aferat e inceneratorëve, pagesat e të cilëve nuk ndërpriten.
Ndërkohë paketë për lehtësim real të krizës nuk ka për shqiptarët, ndërkohë kemi kulm të arrogancës me atë ‘Eden’ në Kryeministri. Një ‘Eden’ që kushton 4 mln euro, ku shqiptarët me zor mbijetojnë ndërkohë që shqiptarëve i kërkojnë të fikin dritat e të lajnë rrobat me 30 gradë.

Thuajini shqiptarëve që një km rrugë në këtë vend kushton 20 mln euro. Ndërkohë që Kosova merr masa reale, studentët në vend nuk përfshihen në asnjë paketë. Nuk njihen fare. Qeveria nuk ka prioritet arsimin. I thotë që ka libra falas, por janë të përdorur. Fëmijët po qajnë nëpër shtëpi sepse duan libra të rinj. Kjo është e vërteta. Fëmijet këtë dimër do ftohe nëpër klasa ssepse nuk do ketë ngrohje siç ka pasur. Pamjet e gomoneve ku rinia ikën janë aq të dhimbshme sa qeveritarët nuk mund t’i shikojnë dot. Një fëmijë edukohet 2 orë në ditë vetëm me teori sepse nuk ka laboratorë. Nuk i mësohet as mendimi kritik apo si të jenë qytetarë aktivë. Kemi propozuar një projekt-ligj për indeksimin e pagave që është një ndihmë reale për qytetarët. Frutat janë bërë luks për pensionistët. E dini që vaji ka shkuar 400 lekë dhe qumështi 200 lekë. Ëshët shtresa që iu ka mbështetur ë shumë këto vite. Drejtësia do vijë shumë shpejt dhe do bëhet nga populli shqiptar që ju po varfëroni dhe po detyroni të largohet”, tha Xhixho ndër të tjera.

You may also like