Kandidon për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti tregon vendimin e parë që do të marrë nëse fiton zgjedhjet

by admin
Spread the love

Ilir Alimehmeti, kandidati i primareve të Partisë Demokratike, ka treguar vendimin e parë që do të marrë nëse fiton në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Alimehmeti tha se e para gjë që do të bëjë është transparenca. Ai deklaroi se do të hapë dyert dhe do të kontrollojë çdo dosje. Nëse gjen parregullsi nga drejtuesit e mëparshëm, mjeku theksoi se çështjen do ta dërgojë në autoritetet e drejtësisë.

“Vendimi i parë në mënyrë absolute është një diçka që nuk kushton asnjë lek, por që ka një vlerë të jashtëzakonshme që është transparenca.

Që do të thotë se që ditën e parë do të hapen dyert. Shkojmë aty, gjejmë dosje më dosje. Nëse janë në rregull, vazhdojmë. Nëse gjejmë probleme në situata do t’i çojmë në institucionet përkatëse. Nga ky moment vendimet merren në mënyrë transparente”, u shpreh Alimehmeti.

You may also like