Kandidati për keshilltar të Likovës: Sistemi arsimor ne Likovë i politizuar dhe degraduar

by admin
Spread the love

Ejup Jakupi, bartës i listës për këshilltar në Likovë nga rradhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar pushtetin qendror dhe atë lokal për degradimin dhe politizimin e arsimit në vend, shkruan InfoShqip.com

Ai ka drejtuar akuza rreth udhëheqësve dhe institucioneve arsimore se me politizim të arsimit vendi ynë gjendet gati në fund të listës në testin PISA dhe ai zotohet se me zgjedhjen e tij si këshilltar do kontribojë që të ketë arsim sa më cilësor dhe të pa politizuar.

Shkrimi i plotë:

“Te nderuar bashkeqytetare femijet jane frymezimi i jetes. Edukimi, shkollimi dhe kujdesi ndaj tyre eshte obligimi me i mire qe mund te kete nje njeri.

Neperkembja e edukimit dhe shkollimit te tyre ka pasoja te pallogartishme per ne si shoqeri, e kete po e ben pushteti ne variantin me te keq te mundshem.

Sipas rezultateve te fundit nga Testimi nderkombetar PISA , ku jane testuar femije deri ne moshe 15 vjet , vendi yne rradhitet gati I fundit ne bote. Te nderuar flasim per testim ne lexim , matematike e shkenca natyrore dhe rezultati me I dobet vjen nga testimi ne lexim. Shumica e femijeve tane kane problem me leximin e lere me te tjerat.

Nga ku rrjedh e gjithe kjo te nderuar, ky fenomen ka vetem nje spjegim politizimi dhe degradimi i pashoq i sistemit arsimor.

Te nderuar te gjithe e dijme se Sistemi arsimore ka rol jashtezakonisht te rendesishem ne zhvillim tone si shoqeri Prandaj kjo qasje duhet te marre fund sa me shpejte, andaj un si keshilltar komunal zotohem para jush qe do kerkojme depolitizimin e sistemit arsimore, rikthimin e dinjitetit te titullit MESIMDHENES, pa dyshim dhe menaxhment qe nuk jane te ndikuar nga politika.

Gjithashtu te nderuar zotohem para jush se do jem zeri I cdo prindi qe kerkon arsim cilesor per femijet e vet, do jem zeri I cdo nxenesi qe kerkon kushte te kohes per tu arsimuar, dhe padyshim zeri I cdo mesimdhenesi te cilit I eshte degraduar dinjiteti.”, ka shkruar Jakupi.

You may also like