Kandidati i VV-së bën një premtim të çuditshëm: Do ta zgjedhim “Miss Gjyshen”

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka bërë një premtim të pazakontë nëse i fiton zgjedhjet.

Ramadani tha se në Ferizaj do mbahet një Festival i përvitshëm ku do zgjidhet “Miss Gjyshja”.

“Pikë që e kemi në programin tonë që nuk i ka shkuar në mend askujt në asnjë palë zgjedhje, ne e kemi bërë premtim. Kemi me mbajtë një festival do organizohet në mënyrë profesionale, dhe do zgjidhet supergjyshja e vitit, për moshën e tretë të gjysheve tona. Pra do zgjidhet ‘Miss Gjyshja’ në Ferizaj, për arsye se askush nuk po i përmend gjyshet që aq fort na duan’’, tha Ramadani.

Në premtim tjetër të çuditshëm elektoral bëri edhe kandidati i VV-së në Vushtrri, para disa ditësh. Ai premtoi se do të hapë “fabrikë grash’’ nëse fiton në zgjedhjet e 17 tetorit.

You may also like