Kandidati i PDSH-së për Tearcën: Nuk i kam hy garës për ta ndihmuar BDI-në

by admin
Spread the love

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare, për komunën e Tearcës, Daut Emini ka reaguar pas lajmeve për koalicionin mes PDSH-së dhe BDI-së. Emini në reagimin e tij në “Facebook”, ka thënë se nuk i ka hyrë garës si kandidat për të ndihmuar BDI-në, njofton Monitor.mk
Për eminin kjo është një propagandë e pistë dhe ka njoftuar se ai personalisht nuk do të jetë pjesë e kësaj loje.
Sipas Eminit, krijuesit e propagandës së pist të BDI-së janë shpifës dhe kanë ide kriminale.
Statusi i plotë:
Në dëshprim të ideatorëve dhe krijuesve të propagandës pistë se kam dalë Kandidat për Kryetar të përkrah BDI-në në rrethin e dytë, ua bëjë me dije edhe tani, para rrethit të dytë: Kanë qenë dhe janë shpifës dhe me ide kriminele, të drejtuara kundër familjeve dhe brezave vet, kundër gjithë qytetarëve të Komunës së Tearcës, dhe tani kur MUA më siguruan FITORE, më shpëtuan të vesh çizmet dhe ti nxjerr qytetarët nga humnera ku qëndrojnë me dekada, duhet të bëhen gati të marrin dënimin e merituar nga ZOTI, në këtë dhe botën tjetër! Dënimi edhe më i rëndë do të jetë për ato që udhëtuan mijëra kilometra për të dënuar veten, familjen dhe brezat e tyre, për të kënaqur grupet e nëntokës kriminele! Ndërsa qytetarët e Dobroshtit dhe Komunës së Tearcës, Zoti i ndihmoftë, sepse nuk janë ato fajtorë, e bëjnë nga halli sepse s’dinë ku janë dhe çka bëjnë….!/Monitor

Lajme interesante

You may also like