Kandidati i PD për Lushnjen, Indrit Sefa, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës

by admin
Spread the love

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të bashkisë Lushnjë Indrit Sefa ka zbuluar sloganin dhe posterin e fushatës.

Lindur dhe rritur në Lushnje, Indriti është i martuar dhe jeton me gruan dhe vajzën në Lushnje. Ai është me profesion avokat dhe vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar. Nebi Sefa ka qenë një prej nënshkruesve të pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, ndërsa në Kongresin e Lushnjës familja Sefa është përfaqësuar nga dy delegatë, Nebi Sefa dhe Jonuz Sefa.

You may also like