Kandidat për Primaret e PD-së, reagon Jul Deda

by admin
Spread the love

Julian Deda ka reaguar në lidhje me kandidaturën e tij për të qenë një ndër personat që do të garojnë për të prezantuar PD-në në zgjedhjet lokale të majit përballë Erion Veliajt në Tiranë.

Deda ka publikuar një foto nga makina duke thënë se aty e kishte marrë lajmin, ndërkohë që gjendej mes trafikut dhe smogut të Tiranës.

“Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj”, shkruan ai.

“Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.

Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj.

Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve…!”-tha ai.

You may also like