Kandidat i Opozitës për Tiranën? Epidemiologu Alimehmeti “godet” me përgjigjen e tij

by admin
Spread the love

Mjeku epidemiolog Ilir Mehmeti ka komentuar sërish lajmet e media qeveritare që e bënë kandidat të konfirmuar të Opozitës për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në “Open”, Alimehmeti u përgjigj me një proverb kinez.

“Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë kontakt. Atëherë, unë e di që do të ma bësh 20 herë këtë pyetje. Ka një proverb që thotë kur studenti është gati, profesori do të shfaqet. Deri në momentin që nuk ka asgjë zyrtare, atëherë këto janë të kota,”– tha Alimehmeti, duke shtuar se ajo që e ka lidhur me protestën e sotme ka qenë vetëm kërkesa e tij si pedagog mes kolegëve.

You may also like