Kanceri i tiroides, simptomat dhe faktorët e rrezikut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanceri i tiroides ndodh kur qelizat në tiroide zhvillojnë ndryshime në ADN-në e tyre. ADN-ja e një qelize përmban udhëzimet që i tregojnë qelizës se çfarë të bëjë. Ndryshimet, të cilat mjekët i quajnë mutacione, u thonë qelizave të rriten dhe të shumohen me shpejtësi. Qelizat vazhdojnë të jetojnë kur qelizat e shëndetshme do të vdisnin natyrshëm. Qelizat e grumbulluara formojnë një masë të quajtur tumor.

Tumori mund të rritet për të pushtuar indet e afërta dhe mund të përhapet në nyjet limfatike në qafë. Ndonjëherë qelizat e kancerit mund të përhapen përtej qafës në mushkëri, kocka dhe pjesë të tjera të trupit.

Shumica e kancereve të tiroides nuk shkaktojnë asnjë shenjë apo simptomë në fillim të sëmundjes. Ndërsa kanceri i tiroides rritet, ai mund të shkaktojë:

Një gungë (nyjë) që mund të ndihet përmes lëkurës në qafën tuaj;

Një ndjenjë që jakat e këmishave/ bluzave po bëhen shumë të ngushta;

Ndryshime në zërin tuaj;

Vështirësi në gëlltitje;

Nyjet limfatike të fryra në qafën tuaj;

Dhimbje në qafë dhe fyt;

Probleme me të folurin, të ngrënin ose frymëmarrjen.

Këto probleme mund të mos shfaqen deri në momentin që kanceri ka avancuar shumë, megjithatë kërkojnë vëmendje mjekësore të menjëhershme.

Faktorët e rrezikut

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e kancerit të tiroides përfshijnë:

Gjininë femërore. Kanceri i tiroides shfaqet më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt. Ekspertët mendojnë se mund të lidhet me hormonin estrogjen.

Ekspozimi ndaj niveleve të larta të rrezatimit. Trajtimet me terapi rrezatimi në kokë dhe qafë rrisin rrezikun e kancerit të tiroides.

Disa sindroma gjenetike të trashëguara. Sindromat gjenetike që rrisin rrezikun e kancerit të tiroides përfshijnë kancerin medular familjar të tiroides, neoplazinë endokrine të shumëfishtë, sindromën Coëden dhe polipozën adenomatoze familjare. Llojet e kancerit të tiroides që ndonjëherë ndodhin në familje përfshijnë kancerin medular të tiroides dhe kancerin papilar të tiroides./ Mayo Cllinic

You may also like